Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ‘Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!’@Lluka 2:13-14
portret
James Montgomery (1771–1854)

button

James Mont­go­me­ry, 1816 (An­gels from the Realm of Glory); Jan Foss (1954–).

Hen­ry T. Smart, 1867 (🔊 pdf nwc).

portret
Henry T. Smart (1813–1879)

Engjëjt prej lavdisë së qiejve
Shpallin sot një lajm të mirë,
Më i mirë se gjith’ të tjerët:
Lindi sot Jezus Mesia.

Refreni

Ejani dhe adhurojeni
Zotin, shpëtimtarin sot!

Ju barinj, e lini tufën
Që në fushë po kullot,
Se në Bethlehem ka lindur
Shpëtimtari, Zoti, sot.

Refreni

Ejani, ju dijetarë,
Ju që yllin keni parë;
E dhuratat merrni sot që
Keni ju, mirrë, kem dhe ar.

Refreni

Dhe të shenjtë para fronit
E nga larg me pritje v’rejnë:
Ai që mbretëron në qiell ka
Lindur sot në Bethlehem.

Refreni