Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!@Lluka 2:13-14
portret
Charles Wesley (1707–1788)

Charles Wesley, 1739 (Hark, the Herald Angels Sing); Jan Foss (1954–).

Felix Mendelssohn, 1840 (🔊 pdf nwc).

portret
Felix Mendelssohn (1809–1847)

Engjëjt na kumtojn’ tani
Lindjen e një mbreti t’ri.
Se u hapet mundësia
T’kthehemi tek Perëndia.
Kombet gjith’, me brohorim,
Merrni pjesë në k’të festim!
Shpëtimtari, le t’rrëfejmë,
Na u lind në Bethlehem.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Qielli ty të adhuron,
Ty, o Krisht, përjetë, gjithmonë;
Se u poshtërove ti
Për t’u lindur si njeri.
Perëndi i mishëruar!
Zoti ynë na ësht’ afruar!
U kënaqe ti mbi dhe
Të jetosh ashtu si ne.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Eja, Bir i Perëndisë!
Eja, Diell i drejtësisë!
Jet’ dhe drit’ prej teje vijnë;
Çdo njeriu sjell shërim.
Ti lavdinë e vet e le
Për t’na dhën’ një jet’ të re.
Lindja për të dytën herë
Seç u jepet njerëzve.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!