Le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi.@Hebrenjve 10:21-22
portret
Fanny Crosby (1820-1915)

Fanny Crosby, 1873 (Blessèd Assurance); Jan Foss (1954-).

Phoebe P. Knapp, 1873 (🔊 pdf nwc).

portret
Jan Foss (1954-)

Zoti më zgjodhi! Ç’hir qenka kjo!
Ç’parashijim i lavdisë hyjnor’!
Jam i shpërblyer si trash’gimtar;
Jam i rilindur, me gjak i larë.

Refreni

Ky ësht’ tregimi që po këndoj;
Gjithnjë Jezusin do ta lavd’roj.
Ky ësht’ tregimi që po këndoj;
Gjithnjë Jezusin do ta lavd’roj.

Gjithmonë i bindur veç Zotit tim;
Tani zbulime t’lavdishme më vijnë.
Rreth e përqark mëshirat jehojnë,
Fjalë plot hir prej qiellit kumbojnë.

Refreni

Duke dëgjuar, jam në pushim.
Tani s’po bëj më unë vullnetin tim.
Qetas e pres veç urdhrin e tij;
Jam për Jezusin plot dashuri!

Refreni