…të kuptoni cila është gjërësia, gjatësia, thellësia.@Efesianëve 3:17-18

Samuel T. Francis, 1875 (O the Deep, Deep Love of Jesus); Jan Foss (1954-).

Thomas J. Williams, 1890 (🔊 pdf nwc).

portret
Jan Foss (1954-)

Sa e thellë është dashuria
Që Jezusi na tregon.
Si një oqean i shtrirë
Dhe i gjerë, më mbulon.
Rreth e rrotull, brenda, jashtë,
Nga çdo anë kjo dashuri
Mua më mban, më mbron, dhe lart në
Qiell më çon, o Zot, tek ti.

Për k’të dashuri të Zotit
Në çdo vend unë do t’tregoj.
Nga lasht’sia nuk ndryshohet
Dhe askurrë nuk do t’mbarojë
Me k’të dashuri Jezusi
Na përkrah në v’shtirësi,
Duke ndërmjetsuar me lutje
Për të dashurit e tij.

Dashuri mbi dashuri ësht’
Kjo e vyera dashuri;
Ësht’ një oqean bekimesh,
Dhe një skel’ ku gjej qet’si.
Po, kjo dashuri e thellë
Ësht’ për mua një qiell mbi qiej.
Në lavdi do t’më përcjellë
Se tek ti ajo më ngre.