Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.@Veprat 16:26
portret
Charles Wesley (1707-1788)

Charles Wesley, 1738 (And Can It Be That I Should Gain?); Jan Foss (1954-).

Thomas Campbell, 1825 (🔊 pdf nwc).

portret
Thomas Campbell (1777-1844)

Pjesëmarrje unë a mund t’fitoj
Në gjak të shpëtimtarit tim?
Jetën e dha, për mua pësoi,
U bë kurban nga shkaku im.
Ah, ç’dashuri që m’u afrua,
Kur vdiqe ti, o Zot, për mua.
Ah, ç’dashuri që m’u afrua,
Kur vdiqe ti, o Zot, për mua.

Ësht’ fshehtësi e madhe kjo:
Ka vdekur i pavdekshmi Zot!
Thell’sin’ e dashurisë hyjnor’
S’e depërtojnë as engjëjt dot.
ësht’ krejt mëshirë! Çdokush lëvdoftë,
Gjith’ njerëzia k’të e pranoftë.
ësht’ krejt mëshirë! Çdokush lëvdoftë,
Gjith’ njerëzia k’të e pranoftë.

Ç’hir i pashoq! I madhi Zot
U zhvesh nga çdo lavdi e tij,
Zbriti porsi shërbyes në botë
Për t’më shpërblyer me dashuri.
Ç’mëshirë e plotë e papërshkruar!
Se kjo, o Zot, më ka zbuluar.
Ç’mëshirë e plotë e papërshkruar!
Se kjo, o Zot, më ka zbuluar.

Si i burgosur në lig’si
Lëngonte shpirti im shumë ditë.
Rreze jet’dhën’se lëshove ti
Dhe burgu im flak’roi me dritë.
Zinxhir’t e mi at’ çast u thyen
Dhe në liri u ngrita unë.
Zinxhir’t e mi at’ çast u thyen
Dhe në liri u ngrita unë.

Asnjë dënim tani s’do t’ket’,
Jezusi dhe çdo gjë jet’sor’
Që ësht’ tek ai mua më përket;
Jam veshur me drejt’sinë hyjnor’.
Pra, plot guxim, si trash’gimtar,
Nga Zoti im kuror’ do t’marr.
Pra, plot guxim, si trash’gimtar,
Nga Zoti im kuror’ do t’marr.