Atë ditë do të hapet një burim për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jeruzalemit, për mëkatin dhe për papastërtinë.@Zekaria 13:1
portret
Fanny Crosby (1820-1915)

Fanny Crosby, 1869 (Near the Cross); Jan Foss (1954-).

W. Howard Doane (🔊 pdf nwc).

portret
W. Howard Doane (1832-1915)

Pranë kryqit mua më mbaj,
Tek ai krua i shenjtë;
Si një lum shërues, ai
Rrjedh me gjak të shtrenjtë.

Refreni

Për k’të kryq, për k’të kryq
Unë gjithnjë do t’mburrem.
Çlodhet dhe merr forcë atje
Shpirti i lëkundshëm.

Pranë kryqit, mua, fajtor
Mirësia më gjeti.
Më ndrit me shkëlqim hyjnor
Ylli i mëngjesit.

Refreni

Pranë kryqit, Qengj i shenjtë
Ditë për ditë çomë.
T’mos harroj k’të vend të shtrenjtë
Mua, o Zot, mësomë.

Refreni

Pranë kryqit, unë do t’pres
Duke e besuar,
Që t’arrij kur unë të vdes
Në at’ vend t’bekuar.

Refreni