A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?@Psalmet 85:6
portret
Lelia N. Morris (1862-1929)

Lelia N. Morris, 1910 (For a Worldwide Revival) (🔊 pdf nwc); Jan Foss (1954-).

Për një zgjim në tër’ botën ne të lutemi, Zot.
Po, fuqia e t’Lartit le të bjer’ mbi ne sot.
Këtë bot’ që Jezusi e shpërbleu me gjak
Nga sundimi i djallit do ta marrim ne prap’.

Refreni

Na dërgo fuqi, na dërgo fuqi.
Mbi ne Fryma e Shenjtë le të zbresë tani.
Si një dallgë vërshuese që gjith’ vendet përshkon,
Na dërgo zgjim bot’ror, Zot, që tek unë fillon.

Për k’ta shira bekimi, Zot, ne kemi lexuar.
Mbi çdo mish të përhapet Fryma e Shenjt’ e premtuar.
Jorje shirat e fundit, që çdo vend do t’gjelb’rojn’
Dhe porsi trëndafilat shkretëtirat t’lul’zojn’.

Refreni

Ja, dëgjojm’ nëpër manet një lëvizje të re.
Me çdo fllad vijnë lajmet ka rilindje mbi dhe.
I dëgjon Perëndia lutjet tona tani,
Edhe zgjimi shpërndahet në çdo vend me shpejt’si.

Refreni