Barinjtë i thanë njeri tjetrit: Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç`ka ndodhur dhe ç`na bëri të ditur Zoti. Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.@Lluka 2:15-16

John F. Wade, 1743; Jan Foss (1954-).

John F. Wade (🔊 pdf nwc).

portret
Jan Foss (1954-)

Gjith’ ju që besoni
Me gëzim t’ngadhnjy’sve
Shpejtoni, shpejtoni në Bethlehem.
Mbreti i engj’jve sot ndër ne ka lindur.

Refreni

Të shkojmë, ta adhurojmë,
Të shkojmë, ta adhurojmë,
Të shkojmë, ta adhurojmë
Jezusin Zot!

Vërtet Perëndia,
Drita e përjet’shme
Porsi një njeri pa mëkat e pa faj
Prej një virgj’reshe k’tu në botë erdhi.

Refreni

Barinjtë në fusha
Tufat krejt i lanë
Që t’shkojnë ta kërkojnë shpëtimtarin tonë;
Dhe siç u thanë, në një grazhd e gjetën.

Refreni

Dijetarët nga lindja
Mbretit prej së larti
I dhanë, i dhan’ ar dhe kem dhe mirrë.
Para k’tij mbreti krejt në gjunjë do t’bien.

Refreni

Në stallë të thjeshtë,
Si një i vobektë,
Për ne, mëkatarët, ke lindur ti.
Ne sa të duam, ty që kaq na deshe.

Refreni

Pra, kore të engj’jve,
Sot me këng’ t’lavdrueshme
Këndoni, këndoni në lartësi:
Lavdi në qiell i qoftë Perëndisë!

Refreni

Ndër ne mirë se erdhe,
Mbret i porsalindur,
Jezus, o Jezus, ty të qoft’ lavdi!
Fjala e Atit sot ësht’ mishëruar.

Refreni