Ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua.@Isaia 64:8
portret
Jan Foss (1954-)

Adelaide A. Pollard, 1907 (Have Thine Own Way, Lord); Jan Foss (1954-).

George C. Stebbins (🔊 pdf nwc).

portret
George C. Stebbins (1846-1945)

Bën ti ç’të duash, o Perëndi.
Unë jam veç ena, mjeshtri je ti.
Një krijes’ të re, Zot, bëj ti nga unë,
Gjersa po t’pres ty k’tu, Zot, në gjunjë.

Bën ti ç’të duash, o Zoti im.
Zemrën provoje, bëj hulumtim.
Borë e bardh’ tani më lan mua;
Plot’sisht në ty jam i dorëzuar.

Bën ti ç’të duash, o Zot Mesi.
Për t’më ndryshuar ti ke fuqi.
Te kush qëndron një forcë si kjo?
Eja, më prek dhe mua më shëro.

Bën ti ç’të duash, o Zot Jezus.
Më Frymën tënde mua më mbush.
Që t’më drejtojë më duhet aq shumë
Që ta shohë gjithkush Zotin tek unë.