Sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë, i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve.@Galatasve 1:4-5
portret
Fanny Crosby (1820-1915)

Fanny Crosby, 1875 (To God Be the Glory); Jan Foss (1954-).

W. Howard Doane (🔊 pdf nwc).

portret
W. Howard Doane (1832-1915)

Atë lavdëroje, që bën mrekulli!
E deshi aq botën, sa birin e tij
E dha si kurban që ai ne t’na shpërblejë:
Çdokush mund të hyj’ tash në jetë të re.

Refreni

Lavdëro Perëndinë,
Çdo njeri në k’të botë!
Lavdëro Perëndinë,
Brohorit me g’zim plot!
O, eja tek Ati
Nëpër birin e tij,
Dhe atë lavdëroje,
Që bën mrekulli!

Ç’shpërblim i përsosur, i blerë me gjak!
Premtim i sigurtë ësht’ për gjithë besimtar’t.
Bile më i posht’ri fajtor që beson
K’të falje të plotë prej Jezusit fiton.

Refreni

Çfar’ punësh t’mëdha ai për ne i mbaroi!
Ç’ngaz’llim na jep ai që me gjak na shpëtoi!
Por shumë më i lartë, më i madh do të jetë
Ai çast kur ta shohim Jezusin si mbret.

Refreni