Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit.@Zbulesa 19:9
portret
Edward J. Hopkins
1818–1901

Horatius Bonar, 1855 (Here, O My Lord, I See Thee); Jan Foss (1954–).

Ed­ward J. Hop­kins, 1869 (🔊 pdf nwc).

portret
Horatius Bonar
1808–1889

K’tu, Zoti im, të shoh unë ballë për ballë;
K’tu prek unë gjëra t’pashikuara;
K’tu hiri yt më duket më i gjall’
Tek k’to simbole të kushtuara.

K’tu bashk’ me ty buk’ qielli ha unë sot,
Me ty unë ver’ mbret’rore t’qiellit pi.
Nga unë largoj çdo barrë dhe gjë të kotë.
Që falur jam, kujtoj në qetësi.

Me këngë fal’nderimi do t’këndoj
Tek kjo tryez’ qiellore që ke shtruar.
K’të orë bashk’sie dit’ për ditë t’vazhdoj!
Çdo çast të ha me ty dhe ti me mua!

Edhe kur k’to simbole s’janë më,
Kjo festa jon’ e dashurisë qëndron.
Kjo buk’, kjo ver’ u mor, se ti gjithnjë
Je dielli ynë, Zot, dhe mburoja jon’.

Jam mëkatar; i drejt’, o Zot, je ti.
Unë jam fajtor, por gjaku yt pastron.
Gjaku që derdhe, jotja drejtësi,
M’u bë një rrob’, me t’cilën më mbulon.

Çdo herë kur vijme për t’marrë buk’ e ver’,
K’to për një tjetër fest’ që vjen tregojnë:
Dasmën e madhe t’Qengjit që u ther,
Që të shenjt’ruarit bashk’ me të festojnë.